Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth i bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë se duhet të përmbushin detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Reagimi erdhi përmes një postimi në twitter.

“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.

Në Luksemburg ka nisur sot mbledhja e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të Bashkimit Europian.

Axhenda ka në plan të parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri tani Këshilli nuk ka gjetur dakordësi për procesin dhe mësohet se Bullgaria sërish ka rezerva kundrejt Maqedonisë, ndërkohë që prej kohësh shtetet e tjera anëtare, mes tyre Holanda dhe Franca, kanë shprehur qëndrime pozitive ndaj afrimit me dy vendet e Ballkanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*