Policia Spanjolle ka përmbyllur një tjetër aksion policor antidrogë, pak ditë pas finalizimit të një aksioni shtrirë në disa qytete të Spanjës.

Nga të dhënat paraprake, protagonist kryesor mbeten shqiptarët, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe disa shtetas spanjoll dhe të kombësive të tjera. Mes të arrestuarve policia spanjolle identifikon  edhe një shtetas hollandez me origjinë turke me iniciale K.O.  Skuadra Mossos mesyu gjatë natës në një  magazine që dyshohej si baza ku mblidhej paketohej lënda narkotike për tu nisur drejt  destinacione te ndryshme. Policia sekuestroi 478 kilograme mariuane te paketuar, kater  automjete, 12  telefona  midis tyre dhe telefona te kriptuar  si dhe  sasi te konsiderushme eurosh dhe dy arme zjarri.  Mes të arrestuarve janë kryesisht shqiptare dhe spanjolle pasi dyshohet se trafiku orientohej nga grupe kriminale shqiptare. Policia  ka shpallur dhe disa persona ne kerkim, operacioni është ne vazhdim me qytete te ndryshme kryesisht  Malaga, Marbella,  Almeria,  Cordoba nga ku dyshohet te jetë grumbulluar  dhe lëndda narkotike. Të arrestuarit jane te moshes 27 deri ne 45 vjec ndërsa  policia spanjolle nul ka dhënë detaje të operacionit për shkak të votimit të tij.

Ky operacion vjen tre ditë pas finalizimit të aksionit në disa qytete në Spanjë,  ku u sekuestruan 780 kg lëndë narkotike e cila transportohej brenda kutive më salcë domate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*