Nga Agron Brataj

Zbulohet në Belgjikë rasti i parë i variantit të ri të Covid-19, i cili shënon edhe rastin e parë në Europë.
Varianti, i cili po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke tha se variant i ri është gjetur tashmë në Belgjikë dhe ka njoftuar se kush kthehet nga Afrika duhet të izolohet për dy javë.
“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant. Ky është dikush që ka ardhur nga jashtë, i cili ka rezultuar pozitiv në 22 nëntor, i cili nuk është vaksinuar. tha ministri Vandenbroucke në një deklaratë për mediet këtë të premte.
Ndër të tjera Ministri i shëndetësi Belge theksoi problemin e vaksinimit i cili duhet të bëhet i detyryeshëm për të bërë të mundur fitoren me covid-19
Zbulimi i parë i këtij varianti të ri, i cili rezulton se infekton shumë shpejt, u njoftua ditën e djeshme.




