Nga Agron Brataj

Operatorët turistik të Vlorës mëngjesin e kësaj të marte kanë zhvilluar një takim me prefektin e qarkut të Vlorës Flamur Mamaj.Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve për sezonin turistik duke i paraqitur prefektit të Vlorës 9 kërkesat qe duhet të zbatohen nga ministria e turizmit dhe institucionet e qytetit bregdetar si policia, bashkia Vlorë apo prefektura e qarkut.Kreu i operatorve turistik Vasil Bedinaj ka renditur si më primaren fillimin e sezonit turistik në datën 16 prill si dhe ndarjen e hapsirave publike të plazheve për të shkangur konfliktet
Arben Nikaj një prej administratorve të njësive hoteliere në Vlorë vec 9 kërkesave të paraqitura sheh si primare dhe krijimin e linjave të reja të autobusëve me atraksionet turistike si Kanina, Llogora, Zvërneci etj si dhe gatishmërinë e institucioneve si zjarrfiksja, policia rrugore, bashkiake në rast të emergjencave që kërkojnë ndërhyrje
Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij shprehet se kërkesat e operatorve turistik janë të domoseodhme dhe janë të njëjtat që ka menduar si probleme ministria e turizmit teksa të tilla kërkesa sipas tij do të jenë prioritet për institucionet vendore dhe ministrinë e turizmit
Problematikat e ngritura nga bizneset e Unionit Turistik:
1-Kërkesa për çeljen e sezonit turistik qysh në muajin Prill ( 30 ditë më herët).
2- Koordinimi mes Bashkisë dhe Agjensisë së Bregdetit për menaxhimin dhe shpërndarjen e plazheve.
3-Kërkesë për diskutime( një takim i përbashkët) me firmat e Pastrimit të Vlorës dhe Orikumit dhe Bashkinë ( shërbimet publike) për pastrimin gjatë sezonit.
4- Zgjidhja e çështjeve të transportit publik, zgjerimi i shërbimit në zonën të tjera dhe shtyrja e orarit të shërbimit në sezon deri në orën 24.00
5-Kërkesë bashkisë për bllokimin e hyrjes së makinave në trotuar në Lungomare ( përjashtuar bizneseve që e kanë të vetmen hyrje) dhe vendosja e koshave të letrave dhe cigareve , shtimi i prezencës së po…




