Nga Sokol Pepushaj

Nëse kryeministri s’di gjë, për paratë që vetëm vidhen, pronat e pasuritë që grabiten nga zabitët e tij, padrejtësitë shoqërore dhe diferencimet e egra sociale, investimin e frymës radikale antiamerikane, ç’na duhet atëherë si kryeministër? Të thyejë qafën poshtë rrugës.

Kryeprokurori Amerikan, i dërguar special i Presidentit Joe Biden, më 22 prill vendoset këtu për  arrestimet e “Peshqve.

Zyrën qendrore do e ketë në Zagreb të Kroacisë. Nga aty do bëhet hetimi dhe bashkërendimi i arrestimeve për cilindo ka përfituar nga fondet publike. 4 Klanet Mafioze dihen. Edhe  që do arrestohen e sekuestrohen është si një e një bëjnë dy. Se amerikanët “miza” nuk gjuajnë, apo jo?

Prandaj janë bashkë këta hajdutët tanë.

Po vjen Cunami Joe Biden.

Do të gosadë më të fortët, si me thënë Ilir Metën, Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën e do shtrihet në 30 vite. Do përplasë burgjeve Presidentin, Kryeministrin, deputetët, kryebashkiakët, këshilltarët bashkiakë, politikanët e pushtetarët e tre dekadave.

Cunam i paparë po vjen!

Këtyre morracakëve tanë me tituj shkencor e fitime sa shumëherë Presidenti Amerikan, u ka ikur zëri fare. As fushatë për zgjedhjet e pjesshme vëndore të 6 marsit nuk po bën Edi Rama këtë herë, apo nuk ju bie në sy kjo?

Arrestimi i ish ministrit Lefter Koka është zero me xhufkë. E di edhe çdo budalla, se këto rrugë, ku janë përvetësuar shumë para, edhe pa bërë punë fare, as  ndërtohen, as mirëmbahen, as i shkel këmbë gjallese, pa dakordësinë e kryeministrit.

Se për ç’punë është pastaj ai?

Nëse kryeministri s’di gjë, për paratë që vetëm vidhen, pronat e pasuritë që grabiten nga zabitët e tij, padrejtësitë shoqërore dhe diferencimet e egra sociale, investimin e frymës radikale antiamerikane, ç’na duhet atëherë si kryeministër? Të thyejë qafën poshtë rrugës.

Po, ky kryeministër vetëm ka vjedhur nëntë vjet.

Prandaj Lefter Koka, pas bleu vota në Durrës për Edi Ramën dhe ky e preu në besë, thërret në qeli, qeveritarë qëndrorë e lokalë.

Po, kudo në tërë Shqipërinë këta kanë vjedhur. Në të tëra bashkitë ka probleme e kudo ka skandale, SPAK-u do jetë i detyruar të shkojë me pranga andej.

Ju kujtojmë, se më 22 prill fillon Cunami Biden mbi Ballkan”.

Dekreti Ekzekutiv i Joe Biden për arrestimin e “Peshqve” të Mëdhenj në Ballkan, nis fuqishëm zbatimin, me vendosjen e kryeprokurorit special në Kroaci.

Shqipëria ka hajdutët më të tmerrshëm në Botë. Pasuritë e kapove të 4 Klaneve Mafioze, do ta shumëfishonin buxhetin e shtetit dhe do antarësoheshim në BE në rreth dy vjet. Sekuestrimi i Ilir Metës, Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, është ditë e afërt. Se katër Klanet Mafioze nuk i drejtojnë UFO-t, por këta, apo nuk është kështu?

Prandaj Lefteri e pret në burg Edi Ramën.

Shumë burgaxhinj, po ja këndojnë këngën kryeministri: Eja o shoku ynë!

Po, kryeministrin e ka mërzitur shumë hetimi i Komisionit Parlamentar për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Me mbështetjen amerikane, opozita arriti ta thyejë rezistencën e fortë të deputetëve socialistë, që nuk pranonin kurrsesi të kontrollohen paratë publike të vjedhura përmes skemës mashtruese të inceneratorëve, me mbështetje kryeministrore normalisht.

Kështu e kanë këta. E mbrojnë publikisht gjënë e vjedhur.

Tek inceneratorët ka abuzime përmbi 300 milion euro. Përbri milionave, ka emra, se paratë ata emra i marrin, apo jo?

Kush vjedh më shumë, punëtori apo kryeministri?

Grepi për “Peshk” është lëshuar nëpër këto ujëra. Edhe andej nga terreni ka ca sardele, por këta “Peshqit” gjigandë janë Babloku me të vetët.

Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri, ish ministrat Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka, normalisht që e kanë ngjyer gishtin në vjedhje. Janë njësh këta, prandaj priten ca formalitete si punë sqarimesh në Komisionin hetimor e mëpastaj arrestime VIP.

Tek kjo listë ka nga më të mëdhenjtë  “Peshq” të Ballkanit.

Prandaj Lefter Koka e e ka syrin kokërr. I sheh në sy Edi Ramën,  Erion Veliajn, Armando Subashin, Gledian Llatjan e shumë miq të tjerë që në fakt e kanë prerë në besë.

Se kanë vjedhur të gjithë bashkë, me sot a me nesër, Lefter Koka pret në burg Edi Ramën.

Këto ngjarje do fshiheshin kalendave greke, nëse nuk do ndodhte kjo që tashmë është vendosur.

Kryeprokurori ka qëllim të ndjekë fondet e prokurimet  publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën, trafikun, lëndët narkotile dhe mbi gjithçka, zbatimin e ligjit të Departamentit të Shtetit në hetim e ndjekje të çdo personi të përfshirë në korrupsion e krim në Ballkan. Goditja e egër, e paparë, sipas Vëndimit Ekzekutiv të Presidentit Amerikan  do jetë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, Maqedoninë Veriore dhe Serbi.

Arrestimi i Katërshes në komandë të  Katër Klaneve Mafioze do jetë një “shpërthim” i fortë që do ta çlirojë perspektivën e shqiptarëve të vjedhur prej tyre.

Kryeprokurori amerikan nis arrestimet VIP më 22 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*