Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun, Vasil Bedinaj, në një deklaratë për mediat hodhi poshtë zërat se çmimet e akomodimit në hotelet në Vlorë janë të paaksesueshme dhe shumë te larta për turistët.

“Vlora paraqitet komode duke pasur parasysh se kjo krizë nuk është vetëm e Vlorës por e gjithē Shqipërise. Nga kontaktet me partnerët tanë të huaj, që bashkëpunojnë me ne, është një situatë qē ka përfshirë rajonin, arsyet i dimë , lufta në Ukrainë dhe rritja në maksimum e çmimeve. Ajo ku duhet të përqëndrohemi, është se qyteti i Vlorës po afron akomodim dhe shërbim për të gjitha kategoritë e turistëve dhe siç mund ta shoh cdo turist,  çmimet dhe akimodimet janë sipas kategorive dhe e them me plot bindje që në Vlorë, gjen hotele me 50 euro nata, me 40 me 30 pra për të gjitha kategoritë e pushuesve. E kundërshtojmë lajmin se në Vlorë ka hotele me 200 euro , jo ato janë suita që nëse nje turist do një frigorifer te mbushur plot, po do ta paguaj edhe 200 edhe 250.
Sipas Bedianaj mungesa e turistëve nuk vjen për shkak të rritjes së çmimit të akomodimit i cili është minimal,  por për shkak të rritjes së cmimit të biletave të avionëve dhe trageteve

“Rritja në akomodim është shumë minimale, ajo që po i shtrëngon turistët është udhëtimi për të ardhur drejt Vlorës. Po ta shihni biletat e avionëve janë dyfishuar në të gjitha drejtimet. Po ta shihni porti i Vlorës , që ka linjën e Italisë, një familje me 4 persona që të vijë në Vlorë i duhen 1000 euro vetëm rruga vajtje ardhje, në rast se bileta e tragetit vitin e kaluar ka qenë 60 euro këtë vit është 100, plus makinën plus akomodimin apo sherbimet e tjera. Pra kjo çështja e çmimeve nuk ka të bëjë me sektorin e akomodimit apo shërbimit por cmimet janë rritur rrugë”.

Vlora tashmë i ka të gjitha kushtet për të mirëpritur turistët. – tha Bedinaj

“Ne kemi hotele me 40, 50 60 euro, ne rast se një turist kërkon lluks patjetër që do e paguajë atë edhe 80 euro. Ka edhe hotele që kanë çmim 200 euro por janë suita . Çmimet cadrave ne lungomare janë 5 mije lekë të vjetra jo 20 mijë . Ajo që ne themi është se qyteti i Vlorës ka ndryshuar, ka ndryshuar shërbimi për mirë, ka ndryshuar infrastruktura për mirë dhe akomodimi akoma më për mirë . Po presim turistë
Në përfundim të deklaratës për mediat, kreu i Operatorëve Turistik për Jugun tha se sa i përket një startegjie sektori është në analizë të vazhdueshme.

“Ne që e ushtrojmë këtë profesion kemi eksperiencën për të kuptuar kur rriten apo jo çmimet, e për këtë bëjmelë një analizë cdo 24 orë. Nuk ka rritje në sektorin e akomodimit , rritja e çmimit apo portofoli i turistit fillon që nga dera e shtëpise ngado që të niset deri sa mbërrin në Vlorë. Po janë rritur me 10- 15 % çmimet e bareve apo restoranteve pasi janë rritur çmimet e lëndës së parë “.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*