
Një dokumentar kushtuar ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri.
Ish-ministri që tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, është bërë protagonist në një dokumentar italian, të quajtur ‘I Narcos Albanesi’ që do të publikohet mbrëmjen e sotme në Canale 9, ndërsa dje është publikuar vetëm një trajer.
Në këtë dokumentar jepen rrëfime të Tahirit pak para se të dënohej me 3 vite e 4 muaj burg gjatë një bashkëbisedimi në një bar të Tiranës, ku ai mohonte akuzat për lidhjen e tij me trafikun e drogës.
Nëse do të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve evropiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha ish-ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri pak ditë para arrestimit.
Ai flet ekskluzivisht në investigimin ‘The Albanian Narcos’ që do të transmetohet të shtunën e 24 shtatorit në Nine, në orën 21:25, me historinë e Nello Trocchia-s. “Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.
Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të lidhur me trafikimin e marijuanës drejt Italisë.
Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në mars 2017, ishte i përfshirë në hetimet e zhvilluara në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.
Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë. Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga deputeti, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t’u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankim.




