Nga Agron Brataj

Takimi i Drejtuesi Politik te PD per Qarkun Vlore Bujar Leskaj dhe kandidatit per deputet Atird Hoxha me pensioniste te qytetit te Vlores:
Sot, datë 18.04.2025, sëbashku me kandidatin për deputet z.Atird Hoxha zhvilluam një takim miqësor me pensionistët e qytetit të Vlorës.
Është ky brez që meriton mirënjohje, falenderim dhe respekt për punën dhe kontributin e dhënë për dekada.

Realiteti i pensionistëve këto 12 vite ka qenë më shumë se sa i trishtë.
Pensionet qesharake, çmimet e larta të shportës ushqimore, çmimi i lartë i energjisë elektrike, mungesa e rimbursimeve të ilaçeve, sistemi shëndetësor i cili nuk u përgjigjet kërkesave të tyre përfaqësojnë realitetin e përditshëm të pensionistëve në Vlorë dhe Shqipëri.
Diskutuam për programin e PD-ASHM, ku kryefjala është te rritja e pensioneve dhe përcaktimi i minimumit jetik.

Konkretisht, Paketa e Dhembshurisë në 100 ditët e para:
Përcaktimi i minimumit jetik prej 200 euro
Çdo pension nuk do të jetë më i ulët se 200 euro
Rriten pensionet me 20%
Çdo pensionist do pajiset me Kartën e Konsumatorit.
Rimbursimi i plotë i barnave për çdo pensionist
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/kw
Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin për pensionistët.
Në 11 Maj pensionistët votojnë ndryshimin, Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore !
albaniatimes.al




