Një pasdite e ngrohtë falenderuese dhe e ndjerë ishte takimi i të hënës me kandidatin Klevis Kaso dhe gruan socialiste të Vlorës.

Ne këtë takim u fol për angazhimin dhe barazinë e grave dhe vajzave socialiste që kanë dhënë për familjen e madhe .

Në përshëndetjen e saj, kryetarja e Partise Socialiste Vlorë ,Vilma Bello foli për perfaqësimin që ndjen kushdo tek kandidati për vendimarrjen jo vetëm të grave dhe Rajonit 5 por me gjerë.

Tashmë rëndesia e mandatit te 4-te të partisë socialiste është dëshmia e mandatit të së ardhmes.

Pjesë e takimit ishin dhe bashkëpunetorë dhe kolegë të kandidatit Kaso , të cilat ndan pervojat dhe mbi të gjitha vlerat dhe respektin kundrejt figurës së gruas dhe pushtetit të saj në vendimarrjet e duhura dhe rrugën politike europiane .

Një nga bashkëpunetorët e ngushta nenkryetarja Irena Toshkallari ndau eksperiencën e saj:

Partia socialiste e vlorës ka pikasur heroina, dhe figura të papërtuara ,të cilat kanë lidhur shpirtin me idealet dhe misionin socialist, por në ketë takim mirenjohja e Kandidatit Kaso ishte për Zare Ballen

Ne shoqërinë e njeri tjetrin, ritmit dhe atmosferës mbështëtese puna e zonjave socialiste është rrjeti i barazisë dhe fuqizimit në vizionin e qeverisë Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*