Nga Agron Brataj

Milan, surprizë për postin e drejtorit sportiv: në pole është Lee Congerton

Lee Congerton është, në mënyrë të papritur, emri që po qëndron në krye të listës për postin e drejtorit sportiv të Milanit. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, pavarësisht pranisë në “Olimpico” të Igli Tares për finalen e Kupës së Italisë (të humbur nga Lazio kundër Bolognas), ish-drejtuesi i Lazios nuk është kandidati i përzgjedhur.

Në vend të tij, favoriti duket të jetë Lee Congerton, drejtues uellsian 51-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e Atalantës nga viti 2022 deri në 2024, me funksionin e përgjegjësit për Zhvillimin Ndërkombëtar të Sektorit Sportiv. Congerton njihet për zbulimin e talenteve si Hakan Çalhanoğlu dhe Ademola Lookman, të cilët sot janë figura të afirmuara në futbollin europian.

Congerton e ka nisur karrierën si trajner i ekipeve të moshave te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku më pas mori rolin e shefit të skautingut.

Ai kaloi më pas në Gjermani, te Hamburgu, ku zbuloi Çalhanoğlu-n duke e transferuar nga Karlsruher SC, atëherë në ligën e tretë gjermane.

Pas kësaj eksperience, u rikthye në Britaninë e Madhe, duke punuar për klube si Sunderland, Celtic dhe Leicester City. Në vitin 2022 u bashkua me Atalantën, ku sjell një tjetër talent si Ademola Lookman. Në shkurt të vitit 2024, Congerton u transferua në Arabinë Saudite, te Al-Ahli, por tani mund të rikthehet në Europë, konkretisht në via Aldo Rossi, në selinë e Milanit.

Zgjedhja e tij shihet si një hap i rëndësishëm për rilindjen e Milanit, pas një sezoni të vlerësuar si zhgënjyes nga vetë administratori i deleguar, Giorgio Furlani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*