Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në qendër të Athinës, në Greqi.

Ngjarja ndodhi në bulevardin Alexandras, në kryqëzimin me rrugën Armeni Vraila, ku dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e fuqishme u përfshinë dy motoçikleta. Në njërën prej tyre udhëtonte një burrë, ndërsa në motorin tjetër ndodheshin dy gra.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë dinamikën e përplasjes, ndërsa pritet të mblidhen edhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*