Në konferencën e paralajmëruar që dje nga presidenca, doli sot përpara gazetarëve zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi. Në nisje të deklaratës së tij ai theksoi dhe njëhërë thirrjen e presidentit që partitë politike të gjejnë sa më parë rrugën e dialogut, pasi Tetori do të jetë shumë vonë.

Po ashtu Blushi njoftoi se Meta ka dekretuar ligjin për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi”, dhe theksoi se ky është një proces i vonuar.

“Edhe pse kuvendi ka vlerësuar dhe realizuar ndryshimet e domosdoshme por në një kohë shumë të vonuar, presidenti i mirëpret ato dhe miraton ligjin pa asnjë vonesë duke shpresuar në mbarëvajtjen e procesit dhe funksikonit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, deklaroi Blushi.

Blushi tha më tej se që prej marrjes së detyrës nga Meta në korrikun e vitit 2017 ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ka kthyer 14 ligje dhe ka lënë në heshtje 16 ligje. Ka në shqyrtim 7 ligje.

Deklarata u mbyll me nenvizimin se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*