
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me Eurokomisionerin Johanes Hahn.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Soreca me anë të një postimi në “Twitter”, i cili shkruan se e ka informuar Hahn lidhur me zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri, dhe shprehet besimplotë se Shqipërisë mund ti happen negociatat në muajin Tetor.
“Kënaqësi të informoja Komisionerin @JHahnEU për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Albania. Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave, është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformës”-thuhet në reagimin e Sorecas.




