Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker humbi vetëkontrollin sot në Bruksel teksa fliste përpara nisjes së samitit.

Zyrtari europian iu hakërrye një gazetari i cili i ndërpreu fjalën, ndërsa ai shpjegonte specifikat e Brexit.

Gazetari i kërkoi menjëherë falje, ndërsa më pas presidenti i KE-së ironizoi duke thënë se ai e kishte dhënë përgjigjen por gazetari ishte i paduruar

Kujtojmë se teksa nuk e mohoi se e kishte nisur ditën me konjak, Junckerm pak kohë më parë u shfaq  nëpër hollet zyrtare të BE-së në një konferencë me këpucë të ndryshme, njërën në ngjyrë kafe dhe njërën të zezë.

Gjatë një samiti të rëndësishëm me liderat arab në Egjipt ai ndërpreu fjalën e tij duke iu përgjigjur telefonatës së ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristine.

Një tjetër rast i ngjashëm ka qenë në samitin e NATO-s në korrik të vitit 2018, ku u pa të pengohej dhe të humbiste ekuilibrin e tij disa herë përpara një darke gala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*