
Më 7 Nëntor 2019 në Kosovë po zhvillohet ngjarja e lasnimit të Rrjetit Ballkanik për Demokracinë Lokale (BNLD). Ngjarja e lansimit shënon fillimin e aktiviteteve të BNLD që nga regjistrimi i saj zyrtar në qershor të këtij viti.
Përfaqësues nga shoqëria civile dhe autoritetet lokale nga Ballkani Perëndimor, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe komuniteti i donatorëve nga Kosova janë pjesë e kësaj ngjarje të lançimit dhe prezantimit të Rrjetit. Përmes rrëfimeve personale të themeluesve të saj, është paraqitur historia e krijimit të BNLD. Si folës të ftuar, mbështetësit e BNLD do ndajnë pikëpamjet e tyre për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kontekstin e integrimit në BE dhe prosperitetit ekonomik.

Rrjeti Ballkanik për Demokracinë Lokale (BNLD) është një rrjet rajonal i krijuar nga European Association for Local Democracy (ALDA) dhe 7 Agjencitë për Demokraci Lokale (LDA-të) nga vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal, zhvillimin lokal dhe parimet e qeverisjes demokratike. Antarët e Rrjetit kanë punuar në bashkëpunim të ngushtë për shumë vite dhe ky partneritet rezultoi me regjistrimin zyrtar të rrjetit në Maqedoninë e Veriut në qershor të këtij viti.
Rrjeti është aktiv në 5 vende të Ballkanit Perëndimor: Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. BNLD dhe anëtarët e saj tashmë janë duke implementuar disa projekte për ngritjen e kapaciteteve, rrjetëzimin dhe hartimin e politikave në fushën e integrimit në BE, trashëgimisë kulturore, dialogut ndërkulturor etj.

Në vitin e ardhshëm BNLD po planifikon disa ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare në Novi Sad, Mostar dhe Bruksel. Përveç aktiviteteve të bazuara në projekt, BNLD po forcon aktivitetet e saj në internet duke siguruar informacion të vlefshëm për nismat rajonale në fushën e demokracisë lokale dhe integrimit evropian përmes faqes sonë të internetit dhe mediave sociale: “Lajm i mirë nga Ballkani”.
Rrjeti Ballkanik për Demokracinë Lokale ka një agjendë ambicioze për të kontribuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, perspektivën ekonomike, sociale dhe kulturore brenda Evropës përmes iniciativave lokale dhe bashkëpunimit rajonal.
Për më shumë informata :
Balkan Network for Local Democracy (BNLD)
www.alda-balkan-youth.eu
Email: bnld@aldaintranet.org









