Në gjendje të dehur, Chloe Haiens 26 vjeçe nga Buckinghamshire i Britanisë është përpjekur të hapë derën e emergjencës të një avioni të Jet2, gjatë udhëtimit nga Stanstedi drejt Londrës.

Chloe Haiens është ndaluar me forcë nga ekuipazhi dhe stafi i avionit.

Kompania e aeroplanëve Jet2 pas incidentit, në drejtim të Chloe ka dërguar një gjobë me vlerë 85.000 mijë paund, ndërsa dy avionë luftarakë RAF u detyruan të shoqëronin mjetin e konsideruar në ato moment si “me probleme”, gjatë kthimit në Stansted.

E reja 26 vjeçare, gjatë rezistencës që e reja ka bërë ndaj anëtarit të ekuipazhit Charley Coombe, e ka gërvishtur këtë të fundit në të gjithë pjesën e fytyrës.

Chloe Haines u përball me akuzën e agresionit dhe aktit të neglizhencës, që mund të vinte në rrezik njerëzit brenda avionit.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*