Ma datë 19 Dhjetor shkrihet me betimin e 8 anëtarëve të SPAK, shkrihet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërkohë Faxweb.al ka mësuar edhe disa nga emrat e prokurorëve si dhe detyrat e reja që do të marrin.
Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, do të transferohen në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.
Transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë:
Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Doloreza Musabelliu,
Elisabeta Imeraj,
Manjola Kajana,
Vladimir Mara ,
Sonila Muhametaj,
Pranvera Pustina
Transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë:
Artan Bajrami
Perparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.
Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.





