Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.
Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndëruar jetë, pak minuta pasi ka mbërritur në spital.
27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.
Të rinjtë ishin martuar të dielën, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat që kanë shtyrë të rinjtë drejt aktit ekstrem.
Nëse shohim profilet e tyre në rrjetet sociale, ata postonin foto të njëri tjetrit, shoqëruar dhe me fjalë të ngrohta, ku nuk mungojnë as pamjet nga dasma e tyre që u mbajt të dielën.
Çifti u pikas në gjendje të rëndë nga nëna e Olsianit.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





