Një adoleshente britanike e cila pretendonte se ishte përdhunuar në grup nga 12 meshkuj izraelitë, në verën që lamë pas, është shpallur fajtore nga ana e gjykatës për dëshmi të rreme.

19-vjeçarja tashmë do të përballet me 1 vit burg në Qipro, pasi ka gënjyer në dëshminë e dhënë përpara gjykatës.

Fillimisht për ngjarjen u arrestuan 12 meshkuj, të cilët më pas u lanë të lirë, pasi u provua që seksi kishte qenë me marrëveshje, dhe veprimi i të resë kishte ardhur për shkak se skena ishte filmuar pa dijeninë e saj.

Adoleshentja i tha seancës se si kishte rënë dakord fillimisht për seks konsensual me një burrë të quajtur Sam, të cilin e kishte takuar në fillim të muajit Korrik.

Vajza ishte duke qëndruar në hotelin Pambos Napa Rocks, në Qipro, në kohën e incidentit.

“Më kujtohet që deri në ora 1.00 të mëngjesit, djemtë që sapo i njoha më përdhunuan, disa prej tyre me dhe disa pa prezervativ”, do të deklaronte ajo përpara gjykatës.

Avokati i mbrojtjes Ritsa Pekri tha se hetimi policor kishte qenë i metë dhe oficerët kishin qenë agresivë.

Në një seancë të mëparshme, policët akuzuan gazetarët se “inskenuan” skenën e dhunimit në hotel.

Në fjalën e tij përmbyllëse, prokurori Adamos Demosthenous i tha gjykatës se sulmi seksual ishte një “krim imagjinar” që nuk u bë kurrë.

Ai tha se gruaja e kishte bërë këtë akuzë sepse ajo “ndjeu turp dhe poshtërim” për t’u filmuar duke bërë seks konsensual.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*