Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, me snjajper.
Mësohet se banesa nga ku ka qëlluar autori i vrasjes është e shokut të Armando Gjinit, një nga personat që dyshohet se është vrarë nga viktima.
Vrasja e Kastriotit është kryer me snajper nga kati i shtatë i një pallati. Në pyetje është marrë pronari i banesës i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij atentati.
Pronari i televizionit ‘Media Plus’ Tv i ekzekutuar dje, dyshohet si vrasës i Armando Gjinit në Gusht të 2019-ës. Vrasja e tij dyshohet se është hakmarrje për Armando Gjinin.
Gjini njihej si anëtar i bandës së baronit të drogës Met Kanani dhe është vrarë para Katedrales së Rrëshenit. Ai është qëlluar ne gusht brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur.
Sipas policisë, Reçi është qëlluar me snajper nga një distancë 200 metra dhe autori është njohës i mirë i qitjes.
Kujtojmë që përpara se të ndodhte krimi, ai kishte lënë takim me një grua, e cila mund të cilësohet dhe si ‘karremi’ i vrasjes së bisnezmenit, që u ekzekutua pranë lokalit të tij.




