Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu 2 ditë më parë në zonën e Astirit.

Sipas burimeve për faxweb.al dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Noel Dishi nga Dibra, banues në Sukth, shok prej shumë vitesh me viktimën dhe dy të rinjtë kishin udhëtuar në disa shtete të Evropës së bashku.

Të njëjtët burime pohojnë se pas pyetjes së familjarëve të autorit të dyshuar ata kanë marrë pohimin se e njihnin Vilson Tafçiun, madje u ishte prezantuar nga Noel Dishi si shok i tij.

Ende e errët mbetet arsyeja që çoi në përplasjen me armë mes dy shokëve, ndërsa si pistë është hedhur fillimisht dhe grindja për një vajzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*