TURQI– Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi. Referuar mediave turke, deri më tani kanë humbur jetën 38 persona, e ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë, me shpresën se janë gjallë nën rrënoja. Një shifër e tillë është konfirmuar nga zv. presidenti, Fuat Oktay.

Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.

Në reagimin që ka pasur ambasadori shqiptar në Turqi, por edhe ministrja e ekonomisë, Anila Denaj,  e cila ndodhet për një vizitë pune, nuk ka shqiptarë të lënduar. Për këtë, ambasada shqiptare në Ankara ka vënë në dispozicion numra telefoni për çdo rast.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56

Trupi i pajetë i nënës me të birin dhe të një vajze që kishin mbetur në rrënojat e ndërtesës në Sürsürü, e cila u shkatërrua në tërmetin Elazig u nxorrën nga rrënojat orët e fundit.

Sipas CNN Turkey, 3 personat e paidentifikuar akoma u dërguan në spital për autopsi.

Ekipet vazhdojnë të punojnë për të arritur në 2 personat e mbetur në rrënoja.

Numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmet u rrit në 38 me 3 personat e fundit.

Kujtojmë që tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter goditi Turqinë lindore mbrëmjen e të premtes. Mbi 100 banesa janë të rrënuara duke lënë pas mijëra të plagosur. Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale.

Ekipet janë duke punuar fort për të nxjerrë të gjitha jetët e mbetur në rrënoja gjallë apo vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*