Mediat amerikane raportojnë vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant është mes viktimave të aksidentit ajror në Kaliforni.
Sipas TMZ, Gianna Maria Onore, e njohur si GiGi, ndodhej në bordin e helikopterit privat së bashku me babain e saj, dhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Dëshmitartë thanë se dëgjuan motorin e helikopterit të punonte me vështirësi para se të rrëzohej. Më pas zjarri shpërtheu në bord dhe helikopteri u përplas me një kodër pranë Los Angelesit.
Legjenda e NBA, 5 herë kampion me LA Lakers, Kobe Bryant ishte 41-vjeç.




