Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur që të dëgojë dosjen për grupin Bajri në prokurorinë e Shkodrës, duke shpallur moskompetencën e SPAK për këtë çështje.

Për të ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Të dyshuar janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.

Policia zhvilloi një operacion të bujshëm në 22 shtator të 2018, ku 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Si dhë për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash, por duket se të gjitha këto akuza tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës.

Pak kohë më parë grupit Bajri i skadoi dhe afati i paraburgimit, dhe duke qenë se nuk u konkluduan hetimet, ata kërkuan lirinë, por prokuroria shtoi disa akuza të reja, duke bërë që të zgjatej koha e paraburgimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*