BASHKIA E VLORËS NUK DO T’IA DIJË!
Nuk ka lekë as për të ngrohur fëmijët e qytetit!
“Rilindasit” heshtin, duke sakrifikuar edhe fëmijët e tyre për të mos diskretituar Bashkinë!
Moti i ftohtë riktheu problemin e mungesës së ngrohjes në shkollat e Vlorës.
90% e shkollave janë pa ngrohje dhe për pasojë dhjetra nxënës mungojnë në orët e mësimit.
Skandal është mosdeklarim i mungesave, për të fshehur të vërtetën që do të nxirrte zbuluar Bashkinë “Rilindase”.
Edhe aty ku ka “ngrohje”, që përsëri është e pamjaftueshme, ajo sigurohet me lekët e prindërve.
Prindërit Paguajnë, për rojet, xhamat, bankat, lyerjet… e të tjera që duhet t’i sigurojë Bashkia Vlorë.
Prindër e mjekë deklarohen se shkaku i sëmundjeve të fëmijëve është pikërisht mungesa e ngrohjes në shkolla.
Bashkia e qytetit nuk ka bërë asgjë për të siguruar ngrohjen, edhe pse ka një Jetë që “qeveris” qytetin… Kryetari i Bashkisë ndërkohë, ka para për të ngrohur të ndenjurat e 5 këshilltarëve… ndërsa do të mjaftonte vetëm rroga e njërit prej tyre për 5 nga shkollat e qytetit.
E përsërim, se Bashkia e Vlorës, ky STAN Shurdhmemecësh ka FALIMENTUAR në çdo drejtim!
Të parët po e pësojnë fëmijët Vlonjatë!




