Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias.

Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

 

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.

 


 

Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*