Është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës Vladimir Gjuta. Shoqërimi i tij është bërë pranë selisë së Partisë Socialiste, në Tiranë.
Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa siç raporton gazetarja Bezat, Gjuta është rrugës për në Drejtorinë e Policisë.
Kujtojmë që Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi pesë ditë më, 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Detaje të reja janë zbardhur nga shoqërimi i Vladimir Gjutës, pranë selisë së PS.
Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.
Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.
Ndërkohë, gazetarja Bezat tha se qytetarët, që kanë parë ngjarjen, kanë thënë se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS, por sipas gazetares, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen. Vladimir Gjuta është një emër shumë i njohur ky për drejtësinë, për shkak të precedentëve penalë.

Albaniatimes.al




