Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Lajmi është konfirmuar nga burime në familjen Hoxha.
99-vjeçarja, e cila festoi deitëlindjen në 8 shkurt të këtij viti, është nëna e tre fëmijëve: Ilirit, Sokolit dhe Pranverës. Ajo ndërroi jetë ditën e sotme në banesën e saj në Laprakë.
Ajo lindi në Manastir më 8 shkurt 1921.
Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945.




