Sipas një sondazhi të ‘Bospar’, ndër më pak të prirurit për tu vaksinuar janë ata midis 18 dhe 24 vjeç: në këtë grupmoshë vetëm 57.8% thanë se ishin të gatshëm për t’u imunizuar

Sipas të dhënave të azhornuara nga Universiteti Johns Hopkins në të gjithë botën ka mbi 260,000 vdekje të lidhura me koronavirusin.
Aktualisht janë raportuar zyrtarisht 263.068 vdekje, nga të cilat 72.812 në Shtetet e Bashkuara dhe 30.150 në Mbretërinë e Bashkuar.
Rastet totale të infektimit janë përkundrazi 3 milion e 744.585, nga të cilat 1.27 milion në SH.B.A. Në këtë vend vetëm në 24 orët e fundit ka vrarë nga Covid-19 2,073 persona të tjerë, siç del nga sondazhi i fundit nga Universiteti John Hopkins.
Mbi një e treta e amerikanëve i thonë ‘jo’ vaksinës Covid-19
Edhe nëse do të ishte në dispozicion një vaksinë e koronavirusit, një e treta e amerikanëve, 39.7%, do të thoshte ‘Jo’.
Sipas një sondazhi të ‘Bospar’, ndër më pak të prirurit për tu vaksinuar janë ata midis 18 dhe 24 vjeç: në këtë grupmoshë vetëm 57.8% thanë se ishin të gatshëm për t’u imunizuar. Gratë amerikane do të ishin më pak të prirura se burrat për tu vaksinuar, si dhe republikanët sesa demokratët.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, aktualisht janë duke u testuar 8 vaksina të koronavirusit në mbarë botën.

Më shumë se 7,000 njerëz në Gjermani kanë vdekur pasi janë kontaminuar me virusin Covid-19.
Duke iu referuar qendrës së Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve deri më tani koronavirusi në këtë shtet ka shënuar plotë 7,275 viktima.
Instituti i Robert Koch gjithashtu regjistroi një rritje të infeksioneve të reja në 1.284 raste, ndërsa 2.500 u shëruan nga sëmundja në të njëjtën periudhë kohore.
Të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania e kishte bërë gjënë e duhur gjatë fazës së parë të pandemisë dhe njoftoi një lehtësim të kufizimeve të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.
Covid-19, Trump: Sulmi i koronavirusit më i keq se i ’11 Shtatorit’ dhe ai në ‘Pearl Harbor’

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në SHBA, ku deri më tani janë infektuar më shumë se 1.2 milionë persona nga të cilët kanë ndërruar jetë rreth 74 mijë.
Presidenti Donald Trump është shprehur se COVID-19 ka shkaktuar pasoja të renda në SHBA, ndërsa ka theksuat se ky virus është sulmi më i keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmi në Pearl Harbor.
“Jemi duke kaluar sulmin të më të keq se Pearl Harbour dhe se sulmi në Kullat binjake më 11 shtator. Asnjëherë nuk ka pasur sulm si ky”- ka thënë presidenti Trump.
Deri tani në botë kanë humbur jetën mbi rreth 265 mijë persona dhe janë infektuar rreth 3,7 milionë.
Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të kordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001.
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.
Më 7 dhjetor të vitit 1941 një valë prej 189 avionësh luftarakë japonezë kishin sulmuar papritur bazën ushtarake detare në Pearl Harbor.
170 aeroplanë amerikanë ishin shkatërruar pa arritur të ngriheshin në ajër. 19 anije luftarake amerikane kishin dalë jashtë përdorimit, 2400 oficerë të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjeherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës.
Covid-19, Greqia dhe Kroacia drejt hapjes së kufijve me protokolle mjekësore
_Cropped.jpg)
Me verën vetëm rreth një hap larg, miliona qytetarë evropianë nuk dinë ende si t’i organizojnë pushimet e tyre, dhe ende nuk e dinë nëse për këtë vit do të duhet të braktisin plazhet
Sidoqoftë, të mbytësh shpresat që tani mund të jetë një zgjedhje e nxituar. Greqia në fakt po mendon për një plan për të rihapur turizmin që nga 1 korriku.
Ministri grek i turizmit, Haris Theoharis tha se digasteri që ai drejton dhe ekipi i emergjencës shëndetësore është duke punuar me protokollet mjekësore që duhet të ndjekin turistët që duan të vizitojnë Greqinë, por me të gjitha gjasat do tju kërkohet rezultati negative i të paktën një testimi. Dhe ndërsa pritet që BE të përcaktojë udhëzimet e nevojshme të rihapjes për destinacionet turistike, Greqia ashtu si dhe vendet e tjera të Europës Jugore, po përpiqet në mënyrë të shpëtojë sektorin e turizmit nga kolapsi total.
Propozimi i Kroacisë
Në veri të Adriatikut Kroacia po dërgon mesazhe të qartë dhe qetësues për pushuesit në të gjithë Europën.
Autoritetet e vendit kanë vendosur të rihapin plazhet e Kroacisë pa asnjë ndalim dhe vetëm me masa paraprake.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak tha se “plazhet do të jenë të hapura për turistët këtë verë pavarësisht nga pandemia e koronavirusit”.
“Autoritetet lokale dhe hotelierët do të duhet të sigurohen që shtretërit dhe çadrat të mos jenë shumë afër sepse virusi do të jetë ende i pranishëm,” theksoi ai.
Kroacia propozon krijimin e një certifikate të rrezikut zero ose të reduktuar nga infeksioni i koronavirusit gjë që prek jo vetëm turistët por edhe ambientet e pritjeve turistike.
Teksa Unioni Europian së shpejti do të nxjerrë udhëzime për të gjitha shtetet anëtare, rihapja e kufijve do të vendoset individualisht nga vetë shtetet.
Covid, shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni i koronavirusit, midis 0.5 dhe 3.4 për qind.

Ndryshimi në këtë përllogaritje varet nga shumë faktorë, përfshirë ndryshimet në mënyrën e llogaritjes dhe raportimit të vdekjeve në të gjithë botën, si dhe vështirësinë në përcaktimin e numrit total të personave të infektuar nga virusi.
Shumë vende ndërkohë po llogarisin numrin e tyre të vdekjeve duke përpjestuar numrin e pacientëve që vdesin nga virusi me numrin e pacientëve të rezultuar pozitivë me Covid-19.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e përdori këtë metodë në fillim të marsit për të llogaritur shkallën e vdekshmërisë në botë në 3.4 për qind. Megjithatë, kësaj shifre i mungojnë pacientët e patestuar, përfshirë ata me simptoma të buta ose ata pa simptoma, të cilët nuk llogariten asnjëherë zyrtarisht si të infektuar. Në një sistem të përkryer, e gjithë bota do të duhej të testohej për sëmundjen, por kjo ende nuk është e mundur.
Në disa situata është ofruar një testim i tillë universal. Njëri prej tyre ishte ai i anijes turistike Diamond Princess Cruise që u izolua në brigjet e Japonisë, ku gati të gjithë pasagjerët u testuan për virusin. Niveli i vdekjeve në anije rezultoi të ishte 1.2 për qind.
Një grup tjetër i njerëzve që u testuan gjerësisht ishin ata që riatdhesoheshin në vendet e tyre nga Wuhani, origjina e koronavirusit. Një studim i publikuar në revistën mjekësore The Lancet Infectious Diseases shqyrtoi këto të dhëna dhe vlerësoi se shkalla e vdekshmërisë nga virusi ishte 0.66 për qind.
Shkalla e vdekshmërisë mund të ndryshojë edhe në varësit të vendit dhe rajonit për shkak të dallimeve në kapacitetet mjekësore, përqindjen e popullatës së moshuar ose atyre me sëmundje paraprake, faktorë që dihet se rrisin shanset e vdekjes nga koronavirusi.
Duke krahasuar koronavirusin me sëmundje të tjera infektive, gripi sezonal ka prirje të ketë një ritëm të përhapjes prej 1.3 për qind dhe një shkallë vdekshmërie prej 0,1 për qind ose më pak, që do të thotë se është edhe më pak infektiv dhe vdekjeprurës se sa COVID-19.
Fruthi, me një ritëm të përhapjes prej 12 për qind dhe shkallë vdekshmërie prej 15 për qind, është edhe më ngjitës dhe më vdekjeprurës.
Covid/OBSH: Rritet numri i rasteve me koronavirus jashtë Europës Perëndimore.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.
Ai po ashtu pa paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”.
Ai ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;
- Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë
- Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit
- Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale
- Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla
- Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm






