Po ti, e kupton si ndërtohet një vetmi?
Ja kështu pak nga pak si kështjellat prej rëre
që ndërtonim buzë detit kur ishim fëmijë.
Vinte një dallgë e madhe ashtu krejt papritur
dhe ne kështjellarët mbeteshim pa asgjë…
Kështu e ndërton dhe ti vetminë tënde,
në brigje ku fryjnë erëra të marra.
E mbetesh aty vetëm….
Vetëm me vetminë!
Sa herë shëtis atyre brigjeve,
më parë se ty, takoj vetminë tënde.
I them se ti je më i bukuri, më kumbuesi.
Xheloze për ty, ajo ikën e më lë vetëm.
Po ti, e kupton se vetmitë janë shpirtgjëra,
të mbajnë në gjinjtë e tyre epshndjellës
dhe s’të lëshojnë?

Sipas studiuesit Muharremit Jakupi, pas paradoksit të përgjithshëm të “NDËRTIMIT TË VETMISË” në këtë poezi të Alisa Velajt, janë dy mina që poetja i ka vënë me kujdes dhe pa u ndjerë: krahasimin/identifikimin e vetmisë me “kështjellat prej rëre” dhe përfundimisht me “ZEMËRGJERËSINË” përpirëse të vetmisë!

Prandaj “atë” poetja e shkatërruar me një etikë mizore!  Kjo gjë kapet me intuitë qysh në leximin e parë, prandaj kjo poezi tepër KOMPLEKSE të sugjestionon menjëherë dhe ideja që përbën gjetjen e saj poetike të  ngelet në mendje. Kjo ide është konkrete dhe “e angazhuar”!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*