Një anije cisternë e braktisur, e ngarkuar me naftë po kërcënon një fatkeqësi të madhe mjedisore pranë brigjeve të Jemenit

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, shpërthimi i mundshëm, do të jetë katastrofik.

Sipas Kombeve të Bashkuara, anija cisternë që përmban rreth 1.1 milion fuçi nafte, është ankoruar dhe është lënë pa mbikëqyrje pranë portit të Jemenit të Ras Isa për disa vjet.

Mark Lowcock, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se agjensia po planifikonte të vendoste një grup vlerësimi të tankerëve por ata nuk ishin në gjendje të merrni lejet e nevojshme.

Cisterna është bllokuar që nga viti 2015 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Për shkak se motorët nuk ishin në përdorim, gazet inerte që derdhen në rezervuarë për të ndaluar akumulimin e gazeve shpërthyese nga vaji i deponuar, mund të shpërthejnë anijen.

Cisterna e vjetër ishte shndërruar në një platformë lundruese magazinimi para fillimit të luftës në Jemen.

Ngarkesa e naftës në anije mund të ketë vlerë mbi 60 milionë dollarë, bazuar në çmimet aktuale të naftës.

Sipas agjencisë së lajmeve Al-Masirah, anija vitin e fundit edhe mund te lëvizej por tani është e pamundur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Lowcock tha se efekti i një katastrofe të mundshme mjedisore, do të jetë katastrofik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*