Ish-deputeti dhe një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, Arben Ristani duket se nuk qendron në një linjë me aksionin e ndjekur nga opozita në muajt e fundit.

Njësoj siç është shprehur kundër djegies së mandateve, Ristani thekson se tashmë energjia duhet të përqendrohet te gjetja e një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij Basha dhe PD po humbin kohë dhe energji në denoncimet në drejtim të qeverisë, pasi tashmë dihet që Edi Rama bën çdo ditë veprime kundër interesit publik.

Postimi i plotë i Ristanit:

Duhet te perqendrohemi te gjithe te gjetja e zgjidhjes per krizen e rende qe po kalojme. Rama ben cdo dite veprime kunder interesit publik, cdo dite vjedh dhe zhvat pasurite e shqiptareve, cdo dite tallet me varferine e tyre, por kete tashme, s’ka shqiptar qe nuk e di.

Le te themi se faza e denoncimit dhe beteja qe shqiptaret dhe nderkombetaret ta njohin se kush eshte dhe cfare ben, e realizoi qellimin. Cdo energji e tepert e harxhuar per ta denoncuar te keqen publikisht, eshte energji e cuar dem.

Duhen perqendruar forcat dhe mendja, te gjetja e rruges qe na con te zgjidhja, dakortesimi gjithperfshires per rrugen e gjetur, qartesi per etapat dhe rolet, perqendrim dhe besim.

Sidoqofte, rruga e bojkotit dhe ikja nga perballja institucionale, brenda sistemit, me kundershtarin, tashme eshte e perjashtuar si zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*