Arrestohet në Greqi, Mikel Kasaj, i cili u arratis nga gjykata e Vlorës një vit më parë.

Sipas policisë greke, i riu shqiptar u arrestua në Athine si anëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.

Në këtë operacion janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Sakaq, emrat e atë arrestuarve të tjerë ende nuk janë bërë me dije.

Kujtojmë se Kasaj u arratis nga gjykata e Vlorë mëngjesin e 23 majit të një viti më parë. Ai iku me vrap nga salla e gjyqit pasi dëgjoi dënimin.  I riu ishte arrestuar asokohe për trafik droge si dhe rrëmbimin e një personi.

Kasaj ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*