Një adoleshent u arrestua pasi supozohet se ka shtyrë një gjashtë vjeçar nga platforma e vrojtimit, në katin e 10 të galerisë moderne të Londrës, Tate.

Djaloshi u dërgua me helikopter në spital dhe sipas mjekëve, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga ana tjetër, 17- vjecari i dyshuar është ndaluar nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Me të ndodhur ngjarja, Tate Modern, një muze i famshëm i artit bashkëkohor, i gjendur në brigjet e lumit Tamiz, fillimisht u mbyll, por më pas, vizitorët u lejuan të dilnin prej tij. Disa dëshmitarë okularë dhanë edhe dëshmitë e tyre.

Policia tha se i dyshuari kishte qëndruar me njerëzit e tjerë në katin e 10 të platformës së vrojtimit dhe nuk kishte asnjë provë që mund të dëshmonte lidhje apo njohje të tij me viktimën.

Tate Modern, është një nga atraksionet kryesore të turistëve në Britani, me 5.78 milionë vizitorë në 2018- n.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*