Arrestohet shqiptari i dytë nga katër që u arratisën nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë mëngjesin e së hënës (3 qershor).

Ndalimi i tij u bë në lagjen “Botaniko” në Athinë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet dhe gjatë arratisjes u plagos lehtë në këmbë.

Asnjë armë nuk iu gjet gjatë kontrollit.

Më herët gjatë mëngjesit u arrestua një tjetër shqiptar, ndërsa dy mbeten ende në kërkim.

Dy prej tyre janë indentifikuar si Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani. Zougla.gr publikoi fotot e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*