Nga Agron Brataj
Tradita e kulturës dhe promovimi i talenteve në zhanrin e kërcimit dhe interpretimit, ishin kryefjala e Art&Dance Festival, aktivitetit artistik organizuar nga Bashkia Vlorë, që u ngjit mbrëmjen e të mërkurës në skenën e teatrit”Petro Marko”.
Ideuar në formatin e konkurimit mes gjimnazeve publike dhe jopublike të qytetit, në cdo performim të protagonistëve konkurues spikati talenti, gërshetuar me përkushtimin dhe punën mjaft serioze të organizatorëve .
Gjimnazistët përmes performimeve të tyre në kërcim dhe interpretim dhuruan emocione të shumta  për spektatorët dhe artdashësit vlonjatë, të cilët e mbushën skenën e teatrit”Petro Marko “, si rrallë herë, duke shijuar suksesin e merituar të artistëve të rinj të qytetit të Vlorës.
Art dhe talent!
Në cdo përaqësim, spikati serioziteti i të rinjve dhe në veshjet e përshatura mjaft këndshëm sipas koreografive përkatëse, kombinuar me aksesorët e nevojshëm  sic e kërkon trendi i kohës.
Ashtu sic e kërkon tradita e cdo evenimenti artistik, konceptuar në formatin e një gare mes talenteve, juria e përgjedhur me seriozitetin e duhur ,me njerëz të artit dhe kulturës si:
Arian Plaku, koreograf, kryetari i jurisë
Jorgaq Tushe, aktori dhe  regjizori i mirënjohur,
Aulon Naci, kompozitor, këshilltar i Kulturës në Bashkinë Vlorë,pedagog
në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, vlerësuan mes talenteve, talentet më të spikatur.
1.Dea Cobo Shkolla jopublike “Xhyheri
2.Frank Ibrahimi Shkolla jopublike “Elitë “
3.Rakela Mezini,Shkolla :”Halim Xhelo”
Për performimet më të mira
3 vendet e para në fushën e kërcimit u vlerësuan:
1.Enea Avdolli dhe Zhaklin Danaj,Shkolla “Ali Demi”
2.Emanuela Omeri dhe Cajup Shehaj, Shkolla jopublike “Internacional”
3.Orjona Dedaj dhe Duemilio Ahmeti,Shkolla “Jani Minga”
Nuk munguan dhe cmimet vlerësuese për të gjithë protagonistët dhe grupet konkuruese, përfaqësuese të shkollave të tyre respektive.
Suksesi i jashtëzakonshëm i gjimnazistëve të talentuar i shkon në vecanti atyre  që punuan për shumë ditë, me gjimnazistët pjesëmarrës në konkurim, për realizimin me sukses të eventit artistik:
Anxhela Kapllani
Albana Curo
Viktor Rapushi
Eduart Ismaili
Silvester  Bajramaj.
Art&Dance Festival, aktiviteti artistik ku talentet dhe artistët dëshmuan se vijon tradita e kulturës, në ekuilibër me artashësit vlonjatë, që nuk i kursyen duartrokitjet e shumta për cdo performim.
Artistët e rinj të qytetit, pushtuan magjishëm skenën e Teatrit”Petro Marko”, aty ku ka nisur rrugëtimi artistik i cdo artisti të vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*