Nga Ergys Alushi
Atentati qe shpertheu konfliktin në qytet midis komunisteve dhe nacionalisteve!
Pas atentatit të dështuar ndaj Sadik Premtes dhe vrasjes së komandantit të parë të “Çetës Plakë”, Neki Ymeri, i kishte ardhur radha marrjes në kontroll të qytetit nga fraksioni komunist i Enver Hoxhës, që drejtohej nga Dushan Mugosha, i cili në atë kohë jetonte në Vlorë.
Midis Hazis Sharrës dhe Kudret Kokoshit, krerët komunistë të kohës zgjodhën për të vrarë të parin, duke ia ngarkuar këtë detyrë një prej njësiteteve guerrile të qytetit.
Vrasja e 27 vjecarit Sharra, që ishte drejtues I rinisë së Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pinjoll I një familje me reputacion në qytet, do të pasohej me disa vrasje të tjera në qytet duke shënuar fillimin e vëllavrasjes.
Dy nga tre atentatorët u vranë për hakmarrje disa ditë më vonë, duke u shpallur “Hero i Popullit”, ndërsa i treti Istref Mustafaraj do të shpëtonte, për të dëshmuar 48 vite më vonë për urdhërin, organizimin, kryerjen dhe pasojat që pati ai atentat në konfliktin që shpërtheu në qytet midis komunistëve dhe nacionalistëve.
Historia vazhdon….
(foto eshte ilustruese)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*