Një aksident automobilistik i ka marrë jetën 36 personave në Kinë, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në pjesën lindore të Kinës, në provincën lindore, Jiangsu. Siç raporton “The Guardian”, në aksident është përfshirë një autobus dhe një kamion. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, në të cilin udhëtonin 69 persona

Mes 36 të plagosurve, gjendja shëndetësore e 9 prej tyre paraqitet e rëndë, 26 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 1 ka lënë spitalin.

Nga të dhënat e autoriteteve vendase, vetëm në vitin 2015 në Kinë 58 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*