Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët orthodoksë për Pashkët.
Përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook, Basha uron këtë festë, që sipas tij kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën.
“Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë ‘Krishti u ngjall!’ “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’, shkruan Basha.




