Binjaket Safa dhe Marëa Ullah i janë nënshtruar një operacioni që zgjati 50 orë në Spitalin e Londrës. Dy vjeçaret vuanin nga një lidhje e rrallë e binjakeve ‘kraniopagus’, që prek vetëm 2deri në 6 % të binjakëve në mbarë botën. Vajzat me origjinë nga Pakistani iu nënshtruan tre operacioneve për të ndarë kokat e tyre të lidhura. Ato lindën me kafka dhe enët e gjakut të shkrira sëbashku.

Ekspertët përdorën realitetin virtual për të krijuar një kopje të saktë të anatomisë së tyre. Pra realizuan në 3D një strukturë komplekse të kafkave të tyre për të parë pozicionin e trurit dhe envëve të gjakut. Në staf u përfshinë 100 persona për kryerjen e operacionit që zgjati plot 50 orë. Mjektë realizuan dy operacione më parë në vitin 2006 dhe  2011 ndaj binjakeve.

Prindërit e vajzave janë shprehur të emocionuar për rezultatin e operacionit të vajzave. Gjithë procesi u pagua nga një donator privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*