Një kontroll ‘blic’ autobusëve para terminalit të “Kosta Morena” në Brindisi, ka vënë në dukje mosrespektimin e detyrimeve nga ana e autobusëve që vinin nga Shqipëria. Autoritetet vendase kanë gjobitur në total 12.500 euro autobusë që vinin nga Shqipëria.

Ata rezultuan se kishin kryer një sërë shkeljesh. Së pari transportonin ilegalisht mallra, nuk kishin autorizimin përkatës për shërbimin e rregullt ndërkombëtar, e ndërsa disa të tjerë nuk kishin ndjekur destinacionin e përcaktuar.

Aktiviteti i kontrollit u krye në mbrëmjen e së hënës 27 maj, në kuadër të verifikimit të sigurisë së transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*