Ka shpërthyer në dhunë protesta e opozitës jo kuvendore nisur rreth orës 18:00 para kryeministrisë e zhendosur më tej tek Parlamenti ku pati edhe episodet më të rënda të dhunës, dhe që vijon ende.

Militantët hodhën bomba molotov ndaj kryeministrisë. Hyrja e godinës ka shpërthyer në flakë. Bomba molotov pati edhe ndaj kryesisë së Kuvendit.

14 efektvë të policisë plagosen nga hedhja e bombave molotov, fishekzjarrëve dhe kapsollëve. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish bomba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit. Një prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë.

E gjithë skena e dhunshme ndaj institucioneve dhe policisë ndodhi teksa lideri demokrat Lulzim Basha mbante fjalim në një podium para kryeministrisë, Dhe vetëm drejt fundit të fjalimit të tij bëri thirrjen e parë kundër dhunës, duke ju drejtuar protestuesve:  Mos sulmoni vëllezërit policë

Më tej turma u zhvendos drejt Parlamentit ku u hodhën sërish bomba molotov, fishekzjarrë në mënyrë të çrregullut duke rrezikuar policinë. Turma u shpërnda me hedhjen e gazit lotsjellës dhe me hedhjen e ujit me presion.

Pas skenave të dhunshme tek Parlamenti, policia vuri në pranga sekretarin organizativ të Partisë Demokratike Sait Dollapin. Ky veprim ka bërë që lideri demokrat Lulzim Basha të dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu ku ishte vendosur pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë për shpërndarjen e turmës. Kryedemokrati i bëri thirrje militantëve ta ndjekin në marshim drejt Policisë së Tiranës, ju ai tha se është shoqëruar Sait Dollapi.

Lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë bashkuar sërish me protestuesit përpara parlamentit. Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën përmes autobotit të ujit dhe gazit lotsjellës. Brenda pak sekondave i gjithë sheshi para parlamentit është zbrazur.

Pesë persona të maskuar në protestën e opozitës kanë sulmuar operatorin Mateo Brahja të televizionit ABC news. Prej më shumë se gjysmë ore ai nuk mundet të transmetojë pasi protestuesit e kanë goditur dhe i kanë thyer edhe kamerën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë prezent në shesh, edhe në protestën e sotme të opozitës. Por ai duket se ai është ndjerë keq nga përdorimi gazit lotsjellës dhe ka përdorur maskën e kundragazit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*