Nga Brunilda Tafili
Vazhdon kampionati i minifutbollit ndërmjet institucioneve Vlorë. Deri tani ekipet që marrin pjesë në këtë kampionat kanë treguar cilësi të larta teknike. Ndeshja që ka lënë pa fjalë spektatorët që ndodheshin në shkallët e pallatit të sportit, ka qënë ajo midis Aluiznit dhe DRSHTR-së, me një barazim spektakolar në minutat e fundit, ku e coj me një këmbë fazen tjetër të turneut ekipin e Aluiznit.
Me një sulm të nisur nga Agron Brataj, i cili e pasoi te mbrojtësi i qendrës Ardit Nenaj. Ky i fundit pasi tribloi gjithë mbrojtjen DRSHTR, me një diagonale të shkëlqyer e kalon topin te mesfushori Donald Fega, i cili e dërgon topin në rrjet.
DRSHTR pas një goditje nock-out kërkoj fitoren në mënyrë të dëshpëruar deri në sekondat e fundit, por nuk mundi të thyente të palodhshim Iriald Dervishaj dhe portierin fantastik Piro Cela.
![]()
![]()




