Është mësuar zyrtarisht se ekipi tjetër I Kategorisë së parë përveç Vllaznisë që do të ngjitet në Superligë sezonin e ardhshëm është Bylisi. Skuadra ballshiote ka siguruar matematikisht ngjitjen dy javë para përfundimit të kampionatit.
Pas fitores 0-2 kundër Orikumit dhe ndalesës së Besës në Lushnje, Bylisi udhëheq me 8 pikë më shumë. Kujtojmë se skuadra ballshiote ka udhëhequr pothuajse që nga fillimi Grupin B të Kategorisë së Parë.




