Agron Brataj

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Japonisë, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas autoriteteve, ky është testi i parë i armëve për këtë vit dhe vjen në një moment kur situata ndërkombëtare është tashmë e mbushur me kriza dhe përplasje politike.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut njoftoi se raketat u lëshuan nga periferia e Phenianit, ndërsa Japonia reagoi menjëherë, duke e cilësuar veprimin si një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe globale.

Ministri japonez i Mbrojtjes deklaroi se zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut kërcënon paqen dhe stabilitetin jo vetëm të Japonisë, por të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, duke e quajtur këtë sjellje absolutisht të papranueshme.

Ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Çdo ditë duket sikur hapet një front i ri tensioni ose lufte, nga Azia, në Lindjen e Mesme, e deri në Amerikën Latine. Bota po hyn në një fazë të rrezikshme, ku diplomacia po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga forca, kërcënimet dhe armët.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, por shqetësuese: sa afër jemi një përplasjeje më të madhe globale?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*