Lucas Moura është heroi i mbrëmjes për anglezët me 3 gola në pjesën e dytë të cilët i siguruan fitoren dhe kualifikimin

Totenham Hotspurs është finalisti i dytë i Champions League dhe do të përballet me Liverpool në Madrid.

Holandezët kishin fituar ndeshjen e parë 0-1 në Londër dhe ishte haptazi më e favorizuar. Impenjimi i skuadrës e cila konsiderohet surprizë këtë vit u duk që në pjesën e parë në Amsterdam Arena. Në minutën e 5’ kapiteni de Ligt shënoi me kokë për të zhbllokuar sfidën.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi marokeni Hakim Ziyech. U mendua i vulosur kualifikimi por anglezët zgjohen shumë vonë. Lucas Moura hesht Amsterdam Arenën me dy gola të shpejtë në minutat 55’ dhe 59’. Të besuarve të Pochettino i duhej dhe një gol për t’u kualifikuar. Për 30 minuta Totenham sulmoi portën por goli i madh do të vinte në minutën e fundit me po të njëjtin autor Lucas Moura.

Tashmë Totenham do të përballet në Wanda Metropolitano të Madridit në një finale e cila e pakta që do të garantojë do të jetë spektakli, për shkak të taktikës së lojës të të dyja skuadrave. Përballë kësaj rradhe do të jetë një tjetër angleze, Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*