Moderatorja bukuroshe dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me daljet e saj në ekran, Dajana Shabani prej kohësh po shijon historinë e dashurisë me boksierin Kamer Maloku. Dajana duket se është shumë e lumtur krah Kamerit pasi poston shpesh foto me të e madje hodhi poshtë edhe lajmet për ndarje që qarkulluan pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme moderatorja ka postuar një video ku në pak sekonda tregon dashurinë e madhe që i dhuron partneri. Kameri shfaqet duke e puthur me pasion Dajanën teksa ajo mban sytë mbyllur.

Moderatorja ka preferuar të mos e shoqërojë postimin me ndonjë dedikim romantik sepse siç thotë ka ‘hallin’ e portaleve. “Pa dixhiturë se portalet…“, shkruan Dajana e cila shfaqet shumë sensuale me një fustan të bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*