Pushtimi i ri i Shqipërisë, pas kapjes së ekonomisë deputetët dhe ministrat kanë kapur administratën publike me familjarët e tyre, 95 % e shqiptarëve punojnë në emigracion, fabrika dhe call center Nuk u mjafton v edhja e buxhetit të shtetit përmes tenderave dhe grabitja e pasurive publike, por kanë kapur edhe administratën publike përmes familjarëve të tyre. Administrata publike në Shqipëri është një oaz për gratë, dashnoret dhe fëmijët e pushtetarëve. Ndërsa shqiptarët punojnë në fabrika, në emigracion, kërkojnë azil ose punojnë në call center, familjarët e deputetëve dhe ministrave kanë kapur postet kyçe të administratës. Disa ditë më parë publikuam një pjesë të makinave luksoze dhe vilave të atyre që sundojnë dhe vjedhin prej tre dekadash Shqipërinë.

Sot po publikojmë se në cilat postet të administratës i kanë emëruar gratë dhe fëmijët e tyre. Mes tre ban dave kryesore që sundojnë Shqipërinë për ta vj edhur dhe e vj edhin për ta sunduar ka një pakt për të mos trazuar familjarët e njëri-tjetrit në administratë pavarësisht ndryshimit të pushtetit. Gratë, dashnoret dhe fëmijët e pushtetarëve lëvizin sa në një post në një post tjetër në administratë pavarësisht ndryshimit të qeverive. Ky është një lloji pushti i ri i Shqipërisë. Pesë për qind të shqiptarëve, që janë pushtetarët, kanë kapur ekonominë, pasuritë      publike dhe administratën, ndërsa 95 për qind janë kthyer në shërbim të tyre. Rekrutimet me meritë në administratën publike dhe profesionalizimi i saj janë një ndër pesë kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE. Por, administrata është marrë peng nga mafia në pushtet, për të dashnoret, gratë dhe fëmijët.

Familjarët e pushtetarëve në administratë

Vëllai i Ulsi Manjës, Hasan Manja, drejtor i Shëndetit Publik Dibër

Kunata e Ulsi Manjës, Roza Manja, në Drejtorinë e Shëndetit Publik Dibër

Vëllai i Ulsi Manjës, Fari Manja, në OSHE Dibër

Nipi i Ulsi Manjës në drejtorinë Pyjore Dibër

Nusja e nipit të Ulsi Manjës tek spitali i Peshkopisë

Vëllai tjetër i Ulsi Manjës, Shaziman Manja, drejtor i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku

Kunata tjetër e Ulsi Manjës, nëndrejtoresh shkolle në Laprakë

Mbesa e Ulsi Manjës Pranvera punësuar në Bashkinë e Tiranës

Djali i motrës së Ulsi Manjës Floriani punësuar tek Aviacioni Civil

Dhëndri i vëllait të Ulsi Manjës, Ardiani, drejtor i Hetimit Tatimor

Nipi tjetër i Uli Manjës, Emri Manja, punon tek IKUK Tiranë

Burri i Elisa Spiropalit, drejtor i Ujësjellësit të Fierit

Djali i Rakip Sulit, Saimir Suli, specialist i KESH-it

Bashkëshortja e djalit, të Rakipit, Z. Saimir Suli, punon te ALUIZNI, 578 655 lekë.

Djali, tjetër i Rakip Sulit, punon në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Bashkëshortja e Fatmir Mediut, Përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

Vajza e Ridvan Bodes e punësuar në Bankën e Shqipërisë. Edhe vetë Bode është pjesë e Këshillit të BSH.

Vajza e Lindita Nikollës e punësuar në Bankën e Shqipërisë

Djali Anastas Angjelit, Eros Angjeli, i punësuar në Ministrinë e Integrimit, tani pjesë MPJ

Bashkëshortja e Astrit Patozit, audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Kunati i Mimi Kodhelit, në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burri i Ermonela Felajt, emëruar në prokurori

Bashkëshortja e Nard Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë

Djali i Nard Ndokës punon në Bashkinë e Tiranës

Vajza e Nard Ndokës punon pranë KMSHC

Motra e Ylli Manjanit punon në Departamentin Juridik në Bankën e Shqipërisë

Kunata e Sali Berishës punon në Bankën e Shqipërisë

Vajza e Jozefina Topallit punon në në Bankën e Shqipërisë

Bashkëshortja e Kastriot Islamit punon pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit

Bashkëjetuesja e Edi Palokës në Bibliotekën e Shkollës së Magjistraturës

Bashkëshortja e Flamur Nokës, Fakulteti Shkencave të Natyrës

Mbesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipërisë

Nipi i ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipëris

Mbesa e Arjana Fullanit, gruas së Ardian Fullanit, punon në Bankën e Shqipërisë

Bashkëshorti i ministres Ogerta Manastirliut, drejtor në OSHEE

Vajza e deputetit Rexhep Rraja, punon tek OSSHE

Bashkëshortja Shezai Rokaj është shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave

Djali i Shezai Rokaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të UKT, në Komision Ad Hoc pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 748 541 Lekë. Vajza Shezai Rokaj specialiste pranë AKEP dhe pedagoge e jashtme pranë Albanian University.

Gruaja e Dhori Kules punon pranë ISSH

Vajza e Dhori Kules, doktoraturë të vjedhur, pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Vajza e Tritan Shehut, Aida Shehu punonjëse në Bashkinë e Tiranës.

Bashkëshortja e Xhemal Xhunkshit, Teuta Gjunkshi, punon në Bashkinë e Tiranës.

Bashkëshorti i deputetes Evis Kushi, specialist sporti pranë Bashkisë Elbasan, specialist pranë OSHEE Elbasan, i Klubit të Futbollit Elbasan, i jashtëm pranë Universitetit ‘A Xhuvani’.

Bashkëshortja e Lorenc Luka drejtore e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Bashkëshortja e Luan Duzhes, doganiere

Bashkëshortja Romeo Gurakuqit, punonjëse e Institutit të Zhvillimit të Arsimit pranë MARS.

Bashkëshortja e Adriatik Llallës punon si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.

Bashkëshortja e deputetit Hekuran Hoxhalli, specialiste në institucionin e Presidencës

Bashkëshortja e Ditmir Bushatit, konsulente e projekteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri dhe Kosovë

Bashkëshortja Enkelejd Alibeajt, këshilltare e Zv.Kryeministrit

Bashkëshortja e deputetit Dritan Bici, kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave Gramsh

Bashkëshorti, i deputetes Fatbardha Kadiu specialist i Auditit të Brendshëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Bashkëshortja e Ilir Zelës, kryetarit të AKEP, merr pagën tek OSHEE.

Vajza e Qazim Sjedinit, pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

Bashkëshortja e Vangjush Dakos përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore

Bashkëshortja e Klement Zgurit punon pranë Drejtorisë së Transmetimeve në RTSH.

Djali i Klement Zgurit punon në Ministrinë e Transporteve.

Bashkëshortja e Denar Bibës punon në Gjykatën e Lartë si ndihmës ligjore.

Bashkëshorti i Klajda Gjoshës Këshilltar Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual

Vajza e Nasip Naços punon pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave,

Djali i Nora Malajy punon në Policinë Gjyqësore

Bashkëshorti Senida Mesit, punon tek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë

Deputetja Vasilika Hysi, bashkëshorti punonte Shërbimi i Provës, vajza tek ASPA

Bashkëshortja e Aldo Bumçit në Ministrinë e Jashtme

Bashkëshortja e Bashkim Dedes, Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”.

Motra e Eno Bozdos e punësuar në Bankën e Shqipërisë

Bashkëshortja Neritan Cekës punon te AKKP

Bashkim Fino, djalin tek ANTA

Bashkëshortja e Bensik Barajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës

Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës

Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë

Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan

Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.

Djali i Xhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave

Burri i Donika Prelës, përgjegjës për kontrollin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Myqerem Tafaj, bashkëshortja punon tek DAR Tiranë.

Vajza e Myqerem Tafajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës/PAMFLETI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*