Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, ka deklaruar se negociatat mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me Groenlandën pritet të fillojnë në një afat të shkurtër.

“Do t’i nisim këto takime mjaft shpejt,” u shpreh Rasmussen, duke theksuar se autoritetet daneze nuk do të bëjnë publike datat e sakta të zhvillimit të negociatave. “Nuk do të komunikojmë se kur do të mbahen, sepse në këtë fazë është e nevojshme të hiqet çdo lloj dramatizimi nga kjo çështje,” shtoi ai.

Sipas ministrit të Jashtëm, bisedimet do të përqendrohen kryesisht në çështje të sigurisë. “Fokusi do të jetë siguria, siguria dhe siguria,” theksoi Rasmussen, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të Groenlandës.

Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritet të udhëtojë sot nga Brukseli drejt Nuuk, ku do të takohet me presidentin e qeverisë së Groenlandës, në kuadër të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit mbi zhvillimet e ardhshme në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*