De Ligt, Pogba dhe Frederico Chiesa, janë këto tre pistat më të rëndësishme ku Fabio Paratici po punon me kohë të plotë për ti dhuruar Sarrit atë që kërkon nga merkato. Tre emra big, tre investime shumë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që merkato e Juves ka limite dhe është e përqendruar vetëm në këto 3 emra. Blerja e parë është realizuar prej kohësh, Aron Ramsey ndërsa Rabiot është çështje detajesh për tu finalizuar.De Ligt

Në orët e fundit vëmendja është spostuar te De ligt, një marrëveshje e cila shkon në 70-75 milion euro për kartonin e holandezit dhe 12-15 milion euro pagë për kapitenin e Ajax. Me ardhjen e De Ligt, Sarri mund të vendos ekipin në skemën 4-3-3, çka do të thotë se për Cancelon nuk ka vend. Ne mesfushë me ardhjen e Rabiot, francezi pritet ti japë një dorë Pjanic, ndërsa Matuidi e Khedira mund të largohet në çdo moment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*